N? Kongregacionin e 11-t? t? P?rgjithsh?m u fol p?r migrimin, sinodalitetin dhe unitetin
R.SH. / Vatikan
Në kuadrin e konklavit që do të hapet më 7 maj, sot pasdite u zhvillua Kongregacioni i njëmbëdhjetë i përgjithshëm i kardinalëve. Kongregacioni i radhës - dhe i fundit - do të zhvillohet nesër paradite në orën 9. Kongregacioni i njëmbëdhjetë filloi në orën 17 me pjesëmarrjen e 170 kardinalëve, përfshirë 132 zgjedhës. Gjatë punimeve të pasdites pati afërsisht 20 ndërhyrje nga kardinalët.
U fol për përkatësinë etnike në Kishë dhe në shoqëri, për migrimet, luftërat, për sinodin dhe eklesiologjinë e bashkimit, dhe u riafirmua angazhimi i kardinalëve për të mbështetur Papën e ri. Po kështu, u fol për një papë, i cili duhet të jetë bari që dialogon me kultura të ndryshme të pranishme në botë. U diskutua gjithashtu edhe për praninë e sekteve në rajone të ndryshme të botës. Konklavi nuk do të jetë një hapësirë ??e mbyllu, po një burim ripërtëritjeje shpirtërore.
Këtë pasdite, në Kapelën Pauline të Pallatit Apostolik, u zhvillua betimi i zyrtarëve dhe stafit të Konklavit para Kardinalit Kamerleng të Kishës dhe të tre Ndihmësve Kardinalë, në përputhje me Kushtetutën Apostolike Universi Dominici Gregis. Gjithsej rreth 100 persona bënë betimin..