ÐÓMAPµ¼º½

27-08-1978 Giovanni Paolo I dal Balcone S. Pietro dopo la messa Cappella Sistina 27-08-1978 Giovanni Paolo I dal Balcone S. Pietro dopo la messa Cappella Sistina

Konklavi: në dy deri në tre ditë zgjedhja e Papëve të fundit

Nesër në mbrëmje – afërsisht rreth orës 19.00 - duhet të dalë tymi parë nga oxhaku i Kapelës Sikstine që njofton nëse Papa i ri është zgjedhur apo jo. Duke parë zgjedhjen e Papëve të fundit, konvergjenca për personin që do të zgjidhej u gjet në dy-tre ditë.

R.SH. / Vatikan

Nesër në mbrëmje – afërsisht rreth orës 19.00 - duhet të dalë tymi parë nga oxhaku i Kapelës Sikstine që njofton nëse Papa i ri është zgjedhur apo jo. Vështirë që tymi i bardhë i cili njofton habemus papam të mund të dalë nga oxhaku nesër. Duke parë zgjedhjen e Papëve të fundit, konvergjenca për personin që do të zgjidhej u gjet në dy-tre ditë.

Në mënyrë të detajuar, zgjedhja e Palit VI - në vitin 1963 - zgjati tre ditë: nga 19 deri më 21 qershor dhe katër tymnaja. Zgjedhja e Gjon Palit I erdhi pas dy ditësh më 26 gusht 1978 (votimi i katërt, tymi i dytë). Gjon Pali II u zgjodh për tre ditë më 16 tetor 1978 në tymin e katërt. Zgjedhja e Benediktit XVI u bë në ditën e dytë të konklavit, 19 prill 2995 në votimin e katërt. Për Papa Françeskun, kardinalët u takuan në konklav më 12 mars 2013. Emri i tij doli më 13 mars, në votimin e pestë.

06 maj 2025, 12:33