Konklavi: n? dy deri n? tre dit? zgjedhja e Pap?ve t? fundit
R.SH. / Vatikan
Nesër në mbrëmje – afërsisht rreth orës 19.00 - duhet të dalë tymi parë nga oxhaku i Kapelës Sikstine që njofton nëse Papa i ri është zgjedhur apo jo. Vështirë që tymi i bardhë i cili njofton habemus papam të mund të dalë nga oxhaku nesër. Duke parë zgjedhjen e Papëve të fundit, konvergjenca për personin që do të zgjidhej u gjet në dy-tre ditë.
Në mënyrë të detajuar, zgjedhja e Palit VI - në vitin 1963 - zgjati tre ditë: nga 19 deri më 21 qershor dhe katër tymnaja. Zgjedhja e Gjon Palit I erdhi pas dy ditësh më 26 gusht 1978 (votimi i katërt, tymi i dytë). Gjon Pali II u zgjodh për tre ditë më 16 tetor 1978 në tymin e katërt. Zgjedhja e Benediktit XVI u bë në ditën e dytë të konklavit, 19 prill 2995 në votimin e katërt. Për Papa Françeskun, kardinalët u takuan në konklav më 12 mars 2013. Emri i tij doli më 13 mars, në votimin e pestë.