MAP

2025.05.04 Santa Messa - IX giorno dei Novendiali

Kard. Mamberti: Françesku, besnik ndaj Misionit të tij deri në shterrimin e forcave

Në Bazilikën e Shën Pjetrit, pasditen e 4 majit, e diela e tretë të Pashkëve, Kardinali Protodiakon kryesoi Meshën e nëntë dhe të fundit për shpirtin e Papës Françesku, me pjesëmarrjen e Kolegjit kardinalor. Rikujtoi se Misioni i Pjetrit është dashuri, që bëhet shërbim për Kishën dhe për mbarë njerëzimin

R.SH. / Vatikan

Misioni i Pjetrit dhe i Apostujve “është vetë dashuria, që bëhet shërbim për Kishën dhe për mbarë njerëzimin”. E Papa Françesku, “i frymëzuar nga dashuria e Zotit”, i qëndroi besnik Misionit të tij “deri në shterrimin kulmor të forcave”. Kështu e komentoi fragmentin nga Ungjilli i Gjonit, në liturgjinë e së dieles së tretë të Pashkëve, Kardinali Protodiakon Dominique Mamberti, në homelinë e Meshës së nëntë dhe të fundit për kujtim të Papës Françesku, me pjesëmarrjen e Kolegjit të Kardinajve. U ndalua sidomos tek takimi i Jezusit të ringjallur me disa Apostuj, në Detin e Tiberiadës. Takim, që përfundon me Misionin, besuar nga Zoti Pjetrit dhe me urdhrin e Jezusit: “Më ndiq!”.

05 maj 2025, 14:12