Kard. Mamberti: Fran?esku, besnik ndaj Misionit t? tij deri n? shterrimin e forcave
N? Bazilik?n e Sh?n Pjetrit, pasditen e 4 majit, e diela e tret? t? Pashk?ve, Kardinali Protodiakon kryesoi Mesh?n e n?nt? dhe t? fundit p?r shpirtin e Pap?s Fran?esku, me pjes?marrjen e Kolegjit kardinalor. Rikujtoi se Misioni i Pjetrit ?sht? dashuri, q? b?het sh?rbim p?r Kish?n dhe p?r mbar? njer?zimin
R.SH. / Vatikan
Misioni i Pjetrit dhe i Apostujve “është vetë dashuria, që bëhet shërbim për Kishën dhe për mbarë njerëzimin”. E Papa Françesku, “i frymëzuar nga dashuria e Zotit”, i qëndroi besnik Misionit të tij “deri në shterrimin kulmor të forcave”. Kështu e komentoi fragmentin nga Ungjilli i Gjonit, në liturgjinë e së dieles së tretë të Pashkëve, Kardinali Protodiakon Dominique Mamberti, në homelinë e Meshës së nëntë dhe të fundit për kujtim të Papës Françesku, me pjesëmarrjen e Kolegjit të Kardinajve. U ndalua sidomos tek takimi i Jezusit të ringjallur me disa Apostuj, në Detin e Tiberiadës. Takim, që përfundon me Misionin, besuar nga Zoti Pjetrit dhe me urdhrin e Jezusit: “Më ndiq!”.
05 maj 2025, 14:12