杏MAP导航

K?rko

Takimi n? Sekretarin? e Shtetit t? Vatikanit nd?rmjet z?vend?spresidentit t? Zimbabves? dhe Imzot Paul Richard Gallagher (@VATICAN MEDIA) Takimi n? Sekretarin? e Shtetit t? Vatikanit nd?rmjet z?vend?spresidentit t? Zimbabves? dhe Imzot Paul Richard Gallagher (@VATICAN MEDIA)

Imzot Gallagher pret z?vend?spresidentin e Zimbabves

Marr?dh?niet e Selis? s? Shenjt? me vendin afrikan dhe situata politike e socio-ekonomike, n? qend?r t? takimit, n? Vatikan, t? Gjeneralit Constantino Guveya Dominic Nyikadzino Chiwenga dhe Sekretarit t? Vatikanit p?r Marr?dh?niet me Shtetet e Organizatat Nd?rkomb?tare.

R.SH. / Vatikan

“Gjatë diskutimeve të përzemërta, u vunë në dukje marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Zimbabves”. Kështu lexohet në njoftimin për shtyp të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, në të cilin flitet për takimin e sotëm, 3 maj, në Vatikan, të Gjeneralit Constantino Guveya, Dominic Nyikadzino Chiwenga, zëvendëspresident i shtetit afrikan me Imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Gjatë takimit u diskutuan edhe disa aspekte të situatës politike dhe socio-ekonomike të vendit, veçanërisht bashkëpunimi me Kishën në fushat e arsimit dhe të kujdesit shëndetësor. U shkëmbyen, në vijim, edhe opinione mbi temat me karakter rajonal dhe ndërkombëtar, duke theksuar rëndësinë e promovimit të dialogut dhe të pajtimit ndërmjet popujve.

03 maj 2025, 16:06