ÐÓMAPµ¼º½

Më 13 maj 1981, në orën 17:17, Papa Gjon Pali II u godit nga dy plumba të qëlluar nga Ali Agca Më 13 maj 1981, në orën 17:17, Papa Gjon Pali II u godit nga dy plumba të qëlluar nga Ali Agca

Atentati kundër Gjon Palit II: sonte, në 44° vjetorin e ngjarjes, Mesha në Shën Pjetër

Sekretari i atëhershëm i Papës Wojtila, kardinali Stanislaw Dziwisz, sot në orën 18 përkujton ngjarjen me një kremtim liturgjik në altarin e katedrës së Shën Pjetrit. Hyrja është falas. Pas Meshës, do të pasojë një procesion deri te varri Shën Gjon Palit II.

R.SH. / Vatikan

Dyzet e katër vjet më parë, ishte 13 maj 1981, Papa Gjon Pali II, pikërisht në ditën e përvjetorit të shfaqjeve të Zojës së Bekuar të Fatimës, ishte viktimë e një atentati në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.

Sonte kremtimi i Meshës

Për të përkujtuar atë ngjarje, sonte në orën 18 në Bazilikën e Shën Pjetrit, sekretari i atëhershëm i Gjon Palit II, Kardinali Stanislaw Dziwisz, do të kryesojë një Meshë në Bazilikën e Vatikanit pranë altarit të katedrës së Shën Pjetrit. Hyrja është falas për të gjithë. Pas kremtimit liturgjik do të zhvillohet një procesion nga altari i katedrës së Shën Pjetrit deri te varri i Shën Gjon Palit II.

Sheshi i Shën Pjetrit në ditën e atentatitndaj Papa Wojtilës.
Sheshi i Shën Pjetrit në ditën e atentatitndaj Papa Wojtilës.

Plumbat e devijuar nga dora e Provanisë

Atë ditë të 13 maj 1981, në orën 17.17, Papa Wojytla po bënte një xhiro me Papamobil në Sheshin e Shën Pjetrit, para audiencës së përgjithshme të së mërkurës, kur papritur ra, i plagosur nga të shtënat me armë zjarri të Ali Agçait. Papa u transferua shpejt në spitalin Gemelli në Romë. Ai luftoi mes jetës dhe vdekjes, iu nënshtrua një operacioni dhe shpëtoi. Gjon Pali II qe gjithmonë i bindur se Zoja e Bekuar e Fatimës, me atë rast, kishte "devijuar plumbat" dhe i kishte shpëtuar jetën.

Gëzhojat e plumbave qëlluar nga Ali Agca
Gëzhojat e plumbave qëlluar nga Ali Agca

Ndihmë e Nënës Qiellore

Në fakt, një vit pas atentatit, Gjon Pali II shkoi në Shenjtëroren e Fatimës, në Portugali, për të falënderuar Zojën e Bekuar. Shtegtarëve të mbledhur në Shenjtëroren e Zojës Mari në Fatima, Wojtjla u rrëfeu: "Dëshiroj t'ju them me besim se kur një vit më parë, në sheshin e Shën Pjetrit pësova atentatin, kur rifitova vetëdijen, mendimet e mia shkuan menjëherë në këtë Shenjtërore për të falënderuar Zemrën e Nënës Qiellore. Në gjithçka që ndodhi, pashë - dhe do ta përsëris akoma dhe akoma - kujdesin e veçantë amënor të Marisë.

13 maj 2025, 11:39