杏MAP导航

K?rko

Nd?rtesa t? shkat?rruara n? Kharkiv, Ukrain? Nd?rtesa t? shkat?rruara n? Kharkiv, Ukrain?

Ukraina: Gallagher-Lavrov, bised? telefonike p?r t? ndaluar luft?n

Sot, 4 prill, Sekretari i Vatikanit p?r Marr?dh?niet me Shtetet dhe Organizatat Nd?rkomb?tare bisedoi me Ministrin e Pun?ve t? Jashtme t? Federat?s Ruse. N? qend?r t? v?mendjes, politika dhe nismat bot?rore, q? synojn? ndalimin e veprimeve luftarake. U ritheksua vullneti i Selis? s? Shenjt? p?r t? vazhduar angazhimin njer?zor lidhur me shk?mbimin e t? burgosurve.

R.SH. / Vatikan

Sot, e premte, 4 prill,  Kryeipeshkvi Paul R. Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare dhe Sergej Lavrov, Ministër i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, shkëmbyen një bisedë telefonike. Dialogu - njofton një Komunikatë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë - iu kushtua kuadrit të përgjithshëm të politikës botërore, me vëmendje të veçantë për situatën e luftës në Ukrainë dhe disa nisma, që synojnë  ndalimin e veprimeve luftarake.

U ripohua edhe gatishmëria e Selisë së Shenjtë për të vazhduar angazhimin humanitar në çështjet që kanë të bëjnë me shkëmbimin e të burgosurve, thuhet në notë. Së fundi, u shqyrtuan edhe disa çështje që kanë të bëjnë me jetën fetare e, në veçanti, me situatën e Kishës Katolike në Federatën Ruse.

04 prill 2025, 15:39