ÐÓMAPµ¼º½

MYANMAR-THAILAND-EARTHQUAKE

Mianmar, Papa dërgon kontribut financiar për popullsinë e goditur nga tërmeti

Përmes Dikasterit të Vatikanit për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor dhe Zyrës së Bamirësive Apostolike, Papa Françesku ka dërguar një donacion për të ndihmuar në përballimin e dëmeve të mëdha të shkaktuara nga tërmeti në vendin aziatik.

R.SH. / Vatikan

Pas tërmetit që goditi me dhunë të jashtëzakonshme Mianmarin, duke shkaktuar mijëra vdekje, lëndime, njerëz të zhvendosur dhe dëme të shumta materiale, Papa Françesku, nëpërmjet Dikasterit të Vatikanit për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor dhe Dikasterit për Promovimin e Bamirësisë (Lëmoshtaria Apostolike), deshi të dërgonte një kontribut bujar për të ndihmuar popullatat në fazën e emergjencës.

Mbështetje nga Kishat në të gjithë botën

Kontributi synon të shprehë afërsinë e Papës me vëllezërit dhe motrat e Mianmarit dhe i shtohet ndihmës së madhe që po vjen nga Kishat anembanë botës, edhe përmes kongregatave rregulltare dhe organizatave katolike. Dhurimet shoqërohen me përkujtim të vazhdueshëm në lutje dhe me thirrjen e Virgjërës Mari, Nënës së Kishës, veçanërisht në këtë kohë që na afron me Pashkën.

16 prill 2025, 14:20