杏MAP导航

K?rko

MYANMAR-THAILAND-EARTHQUAKE

Mianmar, Papa d?rgon kontribut financiar p?r popullsin? e goditur nga t?rmeti

P?rmes Dikasterit t? Vatikanit p?r Promovimin e Zhvillimit Integral Njer?zor dhe Zyr?s s? Bamir?sive Apostolike, Papa Fran?esku ka d?rguar nj? donacion p?r t? ndihmuar n? p?rballimin e d?meve t? m?dha t? shkaktuara nga t?rmeti n? vendin aziatik.

R.SH. / Vatikan

Pas tërmetit që goditi me dhunë të jashtëzakonshme Mianmarin, duke shkaktuar mijëra vdekje, lëndime, njerëz të zhvendosur dhe dëme të shumta materiale, Papa Françesku, nëpërmjet Dikasterit të Vatikanit për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor dhe Dikasterit për Promovimin e Bamirësisë (Lëmoshtaria Apostolike), deshi të dërgonte një kontribut bujar për të ndihmuar popullatat në fazën e emergjencës.

Mbështetje nga Kishat në të gjithë botën

Kontributi synon të shprehë afërsinë e Papës me vëllezërit dhe motrat e Mianmarit dhe i shtohet ndihmës së madhe që po vjen nga Kishat anembanë botës, edhe përmes kongregatave rregulltare dhe organizatave katolike. Dhurimet shoqërohen me përkujtim të vazhdueshëm në lutje dhe me thirrjen e Virgjërës Mari, Nënës së Kishës, veçanërisht në këtë kohë që na afron me Pashkën.

16 prill 2025, 14:20