ÐÓMAPµ¼º½

Kardinali Parolin pret Presidentin e Estonisë

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kard. Parolin priti sot Presidentin e Estonisë Alar Karis . Gjatë bisedimeve u vlerësuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe kënaqësia për lumturimin e afërt të martirit jezuit Atë Eduard Profittlich, i Lumi i parë i këtij vendi të Evropës Lindore.

R.SH. / Vatikan

"Perspektivat për përfundimin e luftës në Ukrainë" ishin në qendër të bisedës së sotëm, më 3 prill, mes Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinalit Pietro Parolin dhe Presidentit të Republikës së Estonisë, Alar Karis. Kreu i Shtetit u prit në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë nga kardinali Pietro Parolin, shoqëruar nga Imzot Paul Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Bisedimet në Sekretariatin e Shtetit

"Gjatë bisedimeve të përzemërta - njofton Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë - u shpreh vlerësimi për marrëdhëniet e mira dypalëshe, duke vënë në dukje kontributin pozitiv të komunitetit katolik vendas në shoqërinë estoneze. Gjithashtu u shpreh kënaqësia për lumturimin e afërt të Kryeipeshkvit Eduard Profittlich, martiri i parë jezuit, i Lumi i parë i vendit". Së  fundi, vazhdon nota e zyrës së shtypit të Vatikanit, "u fol edhe për çështje dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare, me referim të veçantë ndaj perspektivave për përfundimin e luftës në Ukrainë".

03 prill 2025, 12:15