杏MAP导航

K?rko

Kardinali Parolin pret Presidentin e Estonis?

Sekretari i Shtetit t? Vatikanit, kard. Parolin priti sot Presidentin e Estonis? Alar Karis . Gjat? bisedimeve u vler?suan marr?dh?niet e mira dypal?she dhe k?naq?sia p?r lumturimin e af?rt t? martirit jezuit At? Eduard Profittlich, i Lumi i par? i k?tij vendi t? Evrop?s Lindore.

R.SH. / Vatikan

"Perspektivat për përfundimin e luftës në Ukrainë" ishin në qendër të bisedës së sotëm, më 3 prill, mes Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinalit Pietro Parolin dhe Presidentit të Republikës së Estonisë, Alar Karis. Kreu i Shtetit u prit në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë nga kardinali Pietro Parolin, shoqëruar nga Imzot Paul Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Bisedimet në Sekretariatin e Shtetit

"Gjatë bisedimeve të përzemërta - njofton Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë - u shpreh vlerësimi për marrëdhëniet e mira dypalëshe, duke vënë në dukje kontributin pozitiv të komunitetit katolik vendas në shoqërinë estoneze. Gjithashtu u shpreh kënaqësia për lumturimin e afërt të Kryeipeshkvit Eduard Profittlich, martiri i parë jezuit, i Lumi i parë i vendit". Së  fundi, vazhdon nota e zyrës së shtypit të Vatikanit, "u fol edhe për çështje dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare, me referim të veçantë ndaj perspektivave për përfundimin e luftës në Ukrainë".

03 prill 2025, 12:15