ÐÓMAPµ¼º½

Kardinali Konrad Krajewski çon katër autoambulanca në Ukrainë Kardinali Konrad Krajewski çon katër autoambulanca në Ukrainë

Kardinali Krajewski çon Ukrainë katër autoambulanca, dhuratë nga Papa

Misioni i dhjetë në Vendin Lindor për Lëmoshtarin i cili, me porosinë e Françeskut dhe me ndihmën e disa shoferëve ukrainas, çoi automjete të pajisura me instrumentet mjekësore të nevojshme për të shpëtuar jetë njerëzish, të cilat do të shpërndahen në zonat e luftës

R.SH. - Vatikan

Në Ukrainë po afrohen Pashkët e reja luftarake, ndaj Françesku vazhdon t’u shprehë njerëzve të vuajtur afërsinë me gjeste konkrete, tre vjet pas atij "përvjetor të dhimbshëm dhe të turpshëm për njerëzimin", siç e pati quajtur Papa. Në komunikatën  e Lëmoshtarisë Apostolike rikujtohen fjalët e Urbi et Orbi&²Ô²ú²õ±è;–&²Ô²ú²õ±è;Romës dhe Botës 2024 të Papës Françesku, që vijojnë të jehojnë si nxitje për të vepruar. Vetëm Jezusi “na i hap dyert e jetës – pati thënë Papa - ato dyer, të cilat ne i mbyllim vazhdimisht me luftërat, që vojojnë të përhapën në mbarë botën.

Ambulancat dërgohen në Ukrainën e martirizuar
Ambulancat dërgohen në Ukrainën e martirizuar

 4 autoambulancat me stemën e Shtetit të Vatikanit, të pajisura me të gjitha instrument mjekësore të nevojshme për të shpëtuar jetë njerëzish, do të shërbejnë për zonat e luftës. Kardinali Konrad Krajewski, lëmoshtar i Papës, i ndihmuar nga 3 shoferë nga Ukraina, do të jetë në vend, me njerëzit aq të prekur nga konflikti, për t'u lutur me ta e për të shprehur kështu afërsinë me Ipeshkvin e Romës.

Automjetet me stemën e qytetit të Vatikanit
Automjetet me stemën e qytetit të Vatikanit

Është mision, i dhjeti në Ukrainë për Kardinalin, i cili lindi në kulmin e Jubileut të Shpresës. Në Bulën, që shpalli Vitin Shenjt, Spes non Confundit - lexohet në tekstin e komunikatës -  Papa shkruan se "Shenja e parë e shpresës përkthehet me fjalën paqe për botën, e cila këto ditë vijon ende të jetojë tragjedinë e luftës. Nevoja për paqe i sfidon të gjithë dhe kërkon që ne të ndjekim projekte konkrete".

Dhurata e 4 autoambulancave bëhet, kështu, shenjë e shpresës jubilare të ankoruar në Krishtin.

07 prill 2025, 12:20