ÐÓMAPµ¼º½

Shtëpia Shën Martës në Vatikan Shtëpia Shën Martës në Vatikan

Gjendja e Papës e qëndrueshme, përmirësohen zëri e lëvizshmëria

Zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë njofton për kushtet shëndetësore të Papës, i cili vazhdon konvaleshencën në rezidencën e tij në shtëpinë e Shën Martës në Vatikan. Françesku është në humor të mirë, punon dhe kremton Meshën në kapelë çdo ditë. Ditët e fundit, analizat e gjakut dhe radiografia treguan një përmirësim të pamjes së infeksionit pulmonar.

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku vazhdon të jetë në humor të mirë dhe gjendja e tij e përgjithshme mbetet e qëndrueshme, sipas informacionit më të fundit të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë. Përditësimi i fundit mbi shëndetin e Papës, i paraqitur sot nga Drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, tregon se analizat e gjakut janë në kufijtë normalë, ndërsa një radiografi e fundit e gjoksit tregon një përmirësim në mushkëri.

Papa po vazhdon me terapitë e ndryshme të përshkruara nga mjekët e tij, tha Matteo Bruni. Aftësitë e tij motorike, frymëmarrja dhe përdorimi i zërit të tij vazhdojnë të tregojnë përmirësim. Oksigjenimi me fluks të lartë përdoret kryesisht gjatë natës dhe sipas nevojës.

Papa vazhdon edhe punën, ulet në tryezën e tij. Kremton Meshën çdo mëngjes në kapelën e katit të dytë në shtëpinë e Shën Martës. Nuk ka pasur vizita të veçanta: pranë tij janë të pranishëm stafi shëndetësor dhe bashkëpunëtorët më të afërt.

Nesër për audiencën e përgjithshme të së mërkurës, teksti i katekezës së Papës do të publikohet si të mërkurën e kaluar. Për mënyrën e kremtimit të lutjes së Engjëllit të Zotit, të dielën e ardhshme, do të njoftohet në konferencën e ardhshme të premten, më 4 prill". Kështu ka bërë të ditur sot zyra e shtypit e Vatikanit në lidhje me gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut.

01 prill 2025, 12:04