杏MAP导航

K?rko

Sht?pia Sh?n Mart?s n? Vatikan Sht?pia Sh?n Mart?s n? Vatikan

Gjendja e Pap?s e q?ndrueshme, p?rmir?sohen z?ri e l?vizshm?ria

Zyra e shtypit e Selis? s? Shenjt? njofton p?r kushtet sh?ndet?sore t? Pap?s, i cili vazhdon konvaleshenc?n n? rezidenc?n e tij n? sht?pin? e Sh?n Mart?s n? Vatikan. Fran?esku ?sht? n? humor t? mir?, punon dhe kremton Mesh?n n? kapel? ?do dit?. Dit?t e fundit, analizat e gjakut dhe radiografia treguan nj? p?rmir?sim t? pamjes s? infeksionit pulmonar.

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku vazhdon të jetë në humor të mirë dhe gjendja e tij e përgjithshme mbetet e qëndrueshme, sipas informacionit më të fundit të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë. Përditësimi i fundit mbi shëndetin e Papës, i paraqitur sot nga Drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, tregon se analizat e gjakut janë në kufijtë normalë, ndërsa një radiografi e fundit e gjoksit tregon një përmirësim në mushkëri.

Papa po vazhdon me terapitë e ndryshme të përshkruara nga mjekët e tij, tha Matteo Bruni. Aftësitë e tij motorike, frymëmarrja dhe përdorimi i zërit të tij vazhdojnë të tregojnë përmirësim. Oksigjenimi me fluks të lartë përdoret kryesisht gjatë natës dhe sipas nevojës.

Papa vazhdon edhe punën, ulet në tryezën e tij. Kremton Meshën çdo mëngjes në kapelën e katit të dytë në shtëpinë e Shën Martës. Nuk ka pasur vizita të veçanta: pranë tij janë të pranishëm stafi shëndetësor dhe bashkëpunëtorët më të afërt.

Nesër për audiencën e përgjithshme të së mërkurës, teksti i katekezës së Papës do të publikohet si të mërkurën e kaluar. Për mënyrën e kremtimit të lutjes së Engjëllit të Zotit, të dielën e ardhshme, do të njoftohet në konferencën e ardhshme të premten, më 4 prill". Kështu ka bërë të ditur sot zyra e shtypit e Vatikanit në lidhje me gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut.

01 prill 2025, 12:04