MAP

Papa Shën Gjon Pali II Papa Shën Gjon Pali II

Gjon Pali II, kard. Battista Re: ishte njeri, shenjt dhe Papë i madh

kard. Battista Re: "Papa Gjon Pali II ishte i madh si njeri, si shenjt dhe si Papë. Ai ndryshoi rrjedhën e historisë, tregoi rrugën e moralit dhe të vlerave shpirtërore si rrugë e vërtetë për të siguruar një të ardhme më të drejtë. Shumë mësuan prej tij udhën që të çon te Zoti".

R.SH. / Vatikan

"Papa Gjon Pali II ishte i madh si njeri, si shenjt dhe si Papë. Ai ndryshoi rrjedhën e historisë, tregoi rrugën e moralit dhe të vlerave shpirtërore si rrugë e vërtetë për të siguruar një të ardhme më të drejtë. Shumë mësuan prej tij udhën që të çon te Zoti". Kështu tha kardinali Giovanni Battista Re, dekan i Kolegjit të Kardinajve, me rastin e një konference në Parlamentin italian për Gjon Palin II.

"Provania Hyjnore i kishte caktuar Gjon Palit II detyra të mëdha në historinë botërore të kohës sonë. Por ai ishte një njeri i madh i Zotit: dimensioni i parë i Papës së tij ishte ai fetar, me të gjitha përpjekjet e tij për t'i afruar njerëzit me Zotin. Ai donte që në këtë botë tonën të kishte ende vend për Zotin. Ai ishte një njeri i madh i lutjes së gjallëruar nga spiritualiteti i fortë".

Sipas kardinalit Giovanni Battista Re, Wojtyla “punoi pa u lodhur deri në fund, na mësoi se vështirësitë e pleqërisë duhen pranuar me qetësi, duke u mbështetur në mjetet e shkencës por edhe duke pranuar vullnetin e Zotit”.

02 prill 2025, 13:21