MAP

“Fytyrat e ungjijve”, Papa tregon historinë e tagrambledhësit Zakeu

R.SH. - Vatikan

I dyti nga 18 episodet, që përbëjnë "Fytyrat e Ungjijve", ripropozuar nga Vatican News në këtë Kohë drejt Pashkëve, përqendrohet në figurën e Zakeut, kreut të tagrambledhësve, i korruptuar dhe i pasuruar në kurriz të të tjerëve, por me guximin për t’u ngjitur në një pemë që të shihte Jezu Krishtin. Vështrimi i Mësuesit e mbush me gëzim dhe e bën ta ndryshojë jetën përgjithmonë. Programi, i cili u transmetua në orët e para të mbrëmjes, të dielën e Pashkëve 2022, në Rai Uno, u realizua nga Dikasteri i Vatikanit për Komunikimin, në bashkëpunim me Bibliotekën Apostolike, Muzetë e Vatikanit dhe Rai Cultura. Në serinë e emisioneve, Papa Françesku rrëfen disa nga takimet e Jezusit. Autorë të programit janë Andrea Tornielli dhe Lucio Brunelli, regjia dhe fotografia janë realizuar nga Renato Cerisola, muzika origjinale nga Michelangelo Palmacci.

09 prill 2025, 15:18