MAP

SUDAN-CONFLICT-REFUGEES-ZAMZAM-RSF

"Farë të Paqes e të Shpresës”: tema e Ditës Botërore për Kujdesin ndaj Krijimit

Dikasteri për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor, shpall temën e zgjedhur nga Papa për nismën ekumenike, e cila zhvillohet nga 1 shtatori deri më 4 tetor. Edicioni 2025, viti jubilar dhe dhjetëvjetori i enciklikës Laudato si', mbi "paqen me krijimin": "Lidhja midis luftës dhe dhunës dhe degradimit të shtëpisë së përbashkët dhe humbjes së burimeve është shumë e ngushtë"

R.SH. - Vatikan

“Farë të paqes dhe të shpresës”: kjo është tema e zgjedhur nga Papa Françesku për Ditën Botërore të Lutjes kushtuar Kujdesit ndaj Krijimit të këtij viti. Koha e Krijimit është nismë ekumenike, që po bëhet traditë e që kremtohet nga 1 shtatori - deri më 4 tetor.

Siç nënvizon një komunikatë e Dikasterit për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor, tema e botimit 2025, vit jubilar dhe dhjetëvjetor i botimit të enciklikës Laudato si', është "paqe me krijimin" e, si tekst biblik për këtë nismë, u zgjodh ai i Isaisë Profet (32:14-18). Siç nënvizohet në Magjisterin e Papës Françesku dhe të paraardhësve të tij të fundit, lidhja e paqes me kujdesin për krijimin është tejet e ngushtë (shih Mesazhet për Ditën Botërore të Paqes 1990 dhe 2010). Në të njëjtën mënyrë, është tejet e ngushtë edhe lidhja e luftës kundër dhunës nga njëra anë - dhe degradimi i shtëpisë së përbashkët e humbja e burimeve (shkatërrimet dhe armatimet) nga ana tjetër.

Mesazhi nxit lutjen, në mënyrë që të krijohen kushte për paqe: paqe të qëndrueshme, të krijuar së bashku, që ngjall shpresë. Metafora e farës tregon nevojën për impenjim afatgjatë. Në mesazh kujtohen edhe praktikat e mira si dhe farat e paqes dhe të shpresës nga kontinente të ndryshme.

07 prill 2025, 12:13