ÐÓMAPµ¼º½

Urimi i Kuries për Papën: mesazhi i tij i vëllazërisë u përhaptë në mbarë popujt

Lutja e Rruzares për Papën, nga Salla Pali VI në Vatikan, pas meditimit të Ushtrimeve të Kreshmëve, i paraprini, dje pasdite, më 13 mars, fjalët e Imzot Viola-s, sekretar i Dikasterit të Vatikanit për Kultin Hyjnor, zëdhënës i afërsisë dhe dashurisë birnore për Françeskun. Në përvjetorin e zgjedhjes së Atit të Shenjtë, urimi: "U shtoftë ndër të gjitha zemrat dëshira për të qenë dishepuj të Zotit, dëshmitarë të Ungjillit dhe ndërtues të Mbretërisë së Hyjit".

R.SH. / Vatikan

Bashkim i të gjitha shprehjeve të urimeve ardhur Papës Françesku në përvjetorin e dymbëdhjetë të zgjedhjes së tij në fronin papnor. Këtë bëri Kuria Romake, dje pasdite, 13 mars, para meditimit të Ushtrimeve Shpirtërore në Sallën Pali VI, që i parapriu mbrëmë lutjes së Rruzares për shëndetin e Papës, me fjalët e Imzot Viola-s, sekretar i Dikasterit të Vatikanit për Kultin Hyjnor, zëdhënës i afërsisë dhe dashurisë birnore për Françeskun. Në përvjetorin e zgjedhjes së Papës Bergoglio, urimi: "U shtoftë ndër të gjitha zemrat dëshira për të qenë dishepuj të Zotit, dëshmitarë të Ungjillit dhe ndërtues të Mbretërisë së Hyjit".

Përditësimi i djeshëm

Dje, me rastin e 12-vjetorit të papnisë, personeli shëndetësor, i cili e ndihmoi që nga fillimi i shtrimit në spital më 14 shkurt, organizoi një festë të vogël për Papën. Kështu njoftoi Salla e Shtypit. Ndërkohë, Françesku vazhdon të alternojë ventilimin mekanik jo-invaziv gjatë natës dhe oksigjenimit me fluks të lartë me kanulat e hundës, që përdoren gjatë ditës. Situata klinike mbetet e pandryshuar në një kuadër kompleks. Papa ndoqi Ushtrimet Shpirtërore, ndërsa edhe sot pritet një buletin i ri mjekësor.

14 mars 2025, 11:20