杏MAP导航

K?rko

Flamujt ukrainas n? sheshin e Sh?n Pjetrit gjat? lutjes s? Engj?llit t? Pap?s (foto arkivi) Flamujt ukrainas n? sheshin e Sh?n Pjetrit gjat? lutjes s? Engj?llit t? Pap?s (foto arkivi)

Ukraina, Selia e Shenjt?: paqja k?rkon dialog t? sinqert? nd?rmjet pal?ve, pa parakushte

N? nj? deklarat? l?shuar nga Salla e Shtypit e Vatikanit, e cila t? kujton bised?n telefonike t? 14 marsit t? Presidentit Zelensky dhe Sekretarit t? Shtetit, Parolin, p?rs?ritet lutja p?r paqe n? vendin e Evrop?s Lindore, inkurajimi p?r dialog nd?rmjet pal?ve dhe ftesa p?r t? b?r? gjith?ka ?sht? e mundur p?r lirimin e t? burgosurve.

R.SH. / Vatikan

Një “dialog i sinqertë” ndërmjet palëve, “që nuk i nënshtrohet asnjë lloj parakushti” e që synon “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”. Kjo është shpresa që ka Selia e Shenjtë për Ukrainën, ndërkohë që vijojnë bisedimet lidhur me marrëveshje për një armëpushim 30-ditor në vendin e Evropës Lindore, që Papa e quan shpesh “i martirizuar”.

Në një deklaratë lëshuar nga Salla e Shtypit e Vatikanit, kujtohet biseda telefonike e së premtes së kaluar, 14 mars, ndërmjet presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe kardinalit Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit. Vetë Zelensky e bëri publike këtë telefonatë përmes një postimi në llogarinë e tij X. Gjatë bisedës, njoftoi sot Selia e Shenjtë, udhëheqësi i Kievit "shprehu dëshirën për shërimin e shpejtë të Atit të Shenjtë Françesku dhe informoi për iniciativën e armëpushimit të propozuar nga Shtetet e Bashkuara, me të cilën u bashkua edhe Ukraina".

“Në këtë drejtim - thuhet në deklaratë - Selia e Shenjtë, ndërsa përsërit lutjen për paqen në Ukrainë, shpreson se palët e përfshira do të shfrytëzojnë mundësinë për dialog të sinqertë, që nuk i nënshtrohet asnjë lloj parakushti e që synon arritjen e paqes së drejtë dhe të qëndrueshme”. “Në të njëjtën kohë, inkurajon që të bëhet gjithçka është e mundur për të liruar të burgosurit”.

17 mars 2025, 14:40