MAP

Poliklinika romake Gemelli Poliklinika romake Gemelli

Papa: shumë letra dhe vizatime nga fëmijët në Gemelli 'shërohu shpejt'

Vazhdojnë shprehjet e dashurisë dhe afërsisë ndaj Papës, i cili ndodhet në spitalin Gemelli që prej 14 shkurtit. Nga universitetet në periferi, me letra, video mesazhe dhe vigjilje lutjesh, besimtarët kërkojnë ndërmjetësim për shërimin e Papës

R.SH. / Vatikan

Vazhdojnë shprehjet e dashurisë dhe afërsisë ndaj Papës, i cili ndodhet në spitalin Gemelli që prej 14 shkurtit. Nga Çadi në Kinë, duke kaluar nëpër Buenos Aires, nga universitetet në periferi, me letra, video mesazhe dhe vigjilje lutjesh, besimtarët kërkojnë kudo në botë në lutje për shërimin e Papës.

Shprehjet e afërsisë vazhdojnë të vijnë nga fëmijët ndaj Papa Françeskut, i cili është shtruar në spitalin Gemelli që prej 14 shkurtit. Për Bergoglion, mes vizatimeve dhe letrave të shumta, edhe një mendim nga fëmijët e çerdhes 'Don Enrico Colombo' të Calòs, në Brianza, Itali.

“Papa Françesku, do të dëshiroja që ti të shërohesh shpejt, sa më shpejt që të mund të shkoj në Kishë”, shkruan Riccardo. “Më vjen keq që je sëmurë, shërohu shpejt, shërohu shpejt” shkruan Alma.

10 mars 2025, 18:28