ÐÓMAPµ¼º½

Udhëtimi i Sekretarit të Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, imzot Paul Richard Gallagher Udhëtimi i Sekretarit të Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, imzot Paul Richard Gallagher

Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet imzot Gallagher në Hungari

Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet imzot Gallagher do të jetë në Hungari nga e enjtja më 27 mars deri të dielën më 30 mars. Nesër do të marrë pjesë në përkujtimin e 60-vjetorit të vdekjes së Imzot Angelo Rotta, nuncit apostolik në Budapest nga 1945 deri në vitin1945, i cili kujton angazhimin për mbrojtjen e hebrenjve gjatë Shoahut.

R.SH. / Vatikan

Udhëtimi i Sekretarit të Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Kryeipeshkvit Paul Richard Gallagher, në Hungari, fillon sot në mbrëmje, e enjte 27 mars dhe do të vazhdojë deri të dielën, më 30 mars. Imzot Gallagher do të marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore me rastin e 60-vjetorit të vdekjes së Imzot Angelo Rotta, Nuncit Apostolik të ndjerë në Budapest nga viti 1930 deri në vitin 1945, gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Imzot Rotta, i cili vdiq në vitin 1965, në vitin 1995 u njoh si "I Drejti i Kombeve" nga Yad Vashem për përpjekjet e tij për shpëtimin e hebrenjve gjatë Shoahut.

Programi

Sipas programit të publikuar në platformën sociale X nga profili i Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit @TerzaLoggia, ndalesa e parë e Kryeipeshkvit Gallagher do të jetë takimi i të premtes, më 28 mars, me Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë. Kjo do të pasohet nga një fjalim në konferencën vjetore të ambasadorëve hungarez dhe, më pas, pjesëmarrja në ceremoninë e lartpërmendur në përkujtim të vdekjes së Nuncit Apostolik Imzot Rotta. Së fundi, imzot Gallagher do të takohet me Kardinalin Péter Erdö, Kryeipeshkëv Metropolitan i Esztergom-Budapestit, me Imzot András Veres, President i Konferencës Episkopale Hungareze dhe katër kryeipeshkvij dhe kryeipeshkvin metropolitane për besimtarët e ritit greko-katolikët .

Të shtunën, më 29 mars, Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet do të vizitojë komunitetin e Manastirit Benediktin të Shën Martinit të Pannonhalmës dhe studentët e Pannonhalmi Bencés Gimnázium. Ditën e fundit, të dielën më 30 mars, kremtimi i Meshës në Bashkë-Katedralen e Shën Stefanit në Budapest.

27 mars 2025, 13:50