Papa nuk do ta kryesojë nesër, e diel, 2 mars, lutjen e Engjëllit
Salla e Shtypit e Vatikanit njofton se nesër, e diel, 2 mars, Papa nuk do ta kryesojë lutjen e Engjëllit të Zotit.
R.SH. / Vatikan
Ashtu siç ka ndodhur në dy të dielat e tjera të shtrimit në Poliklinikën Gemelli, edhe nesër meditimi i Papës për lutjen e Engjëllit të Zotit do të botohet e shpërndahet vetëm si tekst i shkruar e përgatitur për këtë rast. Kështu ka bërë të ditur zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë, ndërsa Papa Françesku po kalon ditën e gjashtëmbëdhjetë në katin e dhjetë të spitalit romak Gemelli për shkak të pneumonisë bilaterale.
01 mars 2025, 17:09