ÐÓMAPµ¼º½

Papa: 12 vjet më parë fillimi i konklavit të zgjedhjes së Françeskut

Papa Françesku feston 12 vjetorin e zgjedhjes së tij në fronin papnor nesër, e enjte, 13 mars. Konklavi filloi një ditë më parë, të martën më 12 mars 2013 dhe në orën 16.30. Tymi i bardhë mbërriti në orën 19.06. Pak më shumë se një orë më vonë, në orën 20.12, shpallja e kardinalit Protodiakon Jean-Louis Tauran në Lozhën e Jashtme të Bekimit të Bazilikës së Vatikanit. Filloi pontifikati i Françeskut.

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku feston 12 vjetorin e zgjedhjes së tij në fronin papnor nesër, e enjte, 13 mars 2013.  Konklavi filloi një ditë më parë. Ishte e martë 12 mars 2013 dhe në orën 16.30, siç u krijua nga Kongregacioni a Mbledhja e Përgjithshëm e Kardinajve, u bë hyrja në konklavë për zgjedhjen e Papës së ri të Kishës Katolike Romake, siç parashikohej nga Ordo rituum conclavis.

Nga Kapela Pauline e Pallatit Apostolik, paraprirë nga kryqi dhe ndjekur nga libri i Ungjijve, te këndimi i Litanisë së Shenjtorëve, 115 kardinaj me të të drejtë të zgjedhjes u drejtuan në procesion drejt Kapelës Sistine për betim. Pastaj Mjeshtri i kremtimeve liturgjike papnore, Imzot Guido Marini, urdhëroi ‘Extra omnes’.

Po atë mbrëmje rezultati i votimit të parë: tymi i zi. Të nesërmen, paradite, kardinajt zgjedhës u mblodhën për votimin e dytë dhe të tretë. Edhe në këto raste nuk ka ndodhur asgjë, sikur dëshmoi tymi i zi nga oxhaku. Pika e kthesës ndodhi pasdite, kur në votimin e pestë kardinali Bergoglio arriti kuorumin e nevojshëm për t'u bërë pasardhësi i 265-të i shën Pjetrit.

Tymi i bardhë mbërriti në orën 19.06. Pak më shumë se një orë më vonë, në orën 20.12, shpallja e kardinalit Protodiakon Jean-Louis Tauran në Lozhën e Jashtme të Bekimit të Bazilikës së Vatikanit. Filloi pontifikati i Françeskut.

12 mars 2025, 11:40