MAP

Ushtrime shpirtëroret në sallën Pali VI në Vatikan (Vatican Media) Ushtrime shpirtëroret në sallën Pali VI në Vatikan (Vatican Media)

Kreshmët, nga 9 marsi në Vatikan ushtrimet shpirtërore në bashkim me Papën

Në bashkim shpirtëror me Papën, i cili ndodhet i shtruar në Gemelli që prej datës 14 shkurt, ushtrimet shpirtërore të Kuries Romake fillojnë më 9 mars, të dielën e parë të Kreshmës, në orën 17:00 në sallën Pali VI në Vatikan dhe do të përfundojnë të premten më 14 mars, me temën "Shpresa e jetës së amshuar". Meditimet do të mbahen nga At Roberto Pasolini, prediktar i Shtëpisë Papnore

R.SH. / Vatikan

Në bashkim shpirtëror me Papën, i cili ndodhet i shtruar në Poliklinikën Gemelli në Romë që prej datës 14 shkurt, ushtrimet shpirtërore të Kuries Romake fillojnë më 9 mars, të dielën e parë të Kreshmës, në orën 17:00 në sallën Pali VI në Vatikan dhe do të përfundojnë më 14 mars.

Meditimet ushtrimeve shpirtërore do të mbahen nga At Roberto Pasolini, prediktar i Shtëpisë Papnore, me temën "Shpresa e jetës së amshuar" dhe do të zhvillohen nga e hëna 10 mars deri të premten më 14 mars.

Ngjallja e Krishtit, e cila është premtimi i jetës së përjetshme për të gjithë, është "shpresa, thelbi dhe kulmi i fesë së krishterë që ka shpallur edhe Koncili Kishtar i Nikesë, i cili "ka qenë për shekuj një burim ngushëllimi dhe udhërrëfyes për njerëzimin, duke ndriçuar kuptimin përfundimtar të ekzistencës", lexojmë në ftesën e pjesëmarrjes në tërheqjen shpirtërore drejtuar kardinajve, kryeipeshkvijve, ipeshkvijve, anëtarëve të familjes papnore, prelatë dhe laikë, punonjës të Kuries Romake, të Guvernatorit dhe të gjithë ata që kanë dëshirë ta bëjnë këtë eksperiencë shpirtërore.

Me kalimin e kohës, “një lloj pluhuri është ulur mbi temën e premtimit të jetës së amshuar, një vel e ka errësuar kuptimin e saj të thellë”. Për këtë arsye, gjatë ushtrimeve shpirtërore të Kreshmës, qëllimi është të "kundrojmë jetën e amshuar jo si diçka" që "do të ndodhë një ditë, por si një hir i Zotit që ndriçon që tani ekzistencën e të gjithëve".

04 mars 2025, 13:05