ÐÓMAPµ¼º½

Lutja e Rruzares për Papën (Divizioni i Fotove të MEDIA-s së VATIKANIT) Lutja e Rruzares për Papën (Divizioni i Fotove të MEDIA-s së VATIKANIT)

Nga 10 marsi, Rruzarja për Papën në Sallën Pali VI pasdite, pas Meditimit të Ushtrimeve

Duke nisur nga e hëna, lutja mariane për shëndetin e Papës do të thuhet në Sallën Nervi dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në ekranet, në Sheshin e Shën Pjetrit, si dhe përmes mediave të Vatikanit. Në përfundim të Ushtrimeve Shpirtërore, ditën e premte, më 14 mars, ky takim do të rifillojë përsëri, duke mbetur shenjë feje e bashkimi kishtar.

R.SH. / Vatikan

Duke filluar që nesër, 10 mars, deri më 14 mars, datë që përkon me fillimin e Ushtrimeve Shpirtërore të Kuries Romake, Rruzarja Shenjte kushtuar shëndetit të Papës, do të thuhet në mbrëmje, rreth orës 18:00, në Sallën Pali VI. Takimi, pra, do të jetë pas Uratëve të Mbrëmësores dhe pas Meditimit të Ushtrimeve Shpirtërore. Ndërsa sonte,  e diel,  9 mars, lutja do të vijojë të bëhet si zakonisht, në Sheshin e Shën Pjetrit.

Sipas traditës, kjo kohë kujtimi dhe lutjeje është çast heshtjeje dhe meditimi për bashkëpunëtorët e Atit të Shenjtë, të cilët do të bashkohen për reflektimin dhe dëgjimin e Fjalës së Zotit, duke vazhduar të luten për shëndetin e Papës.

Besimtarët që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë çast shtesë lutjeje, do të mund ta ndjekin drejtpërdrejt në ekranet e Sheshit të Shën Pjetrit ose përmes mediave të Vatikanit. Në përfundim të Ushtrimeve Shpirtërore, ditën e premte, 14 mars, lutja në bashkësi do të rifillojë në mënyrë të re, duke mbetur shenjë feje e bashkimi kishtar.

09 mars 2025, 16:10