Nga 10 marsi, Rruzarja p?r Pap?n n? Sall?n Pali VI pasdite, pas Meditimit t? Ushtrimeve
R.SH. / Vatikan
Duke filluar që nesër, 10 mars, deri më 14 mars, datë që përkon me fillimin e Ushtrimeve Shpirtërore të Kuries Romake, Rruzarja Shenjte kushtuar shëndetit të Papës, do të thuhet në mbrëmje, rreth orës 18:00, në Sallën Pali VI. Takimi, pra, do të jetë pas Uratëve të Mbrëmësores dhe pas Meditimit të Ushtrimeve Shpirtërore. Ndërsa sonte, e diel, 9 mars, lutja do të vijojë të bëhet si zakonisht, në Sheshin e Shën Pjetrit.
Sipas traditës, kjo kohë kujtimi dhe lutjeje është çast heshtjeje dhe meditimi për bashkëpunëtorët e Atit të Shenjtë, të cilët do të bashkohen për reflektimin dhe dëgjimin e Fjalës së Zotit, duke vazhduar të luten për shëndetin e Papës.
Besimtarët që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë çast shtesë lutjeje, do të mund ta ndjekin drejtpërdrejt në ekranet e Sheshit të Shën Pjetrit ose përmes mediave të Vatikanit. Në përfundim të Ushtrimeve Shpirtërore, ditën e premte, 14 mars, lutja në bashkësi do të rifillojë në mënyrë të re, duke mbetur shenjë feje e bashkimi kishtar.