MAP

 Hendrick Goltzius: Jezusi bartë Kryqin, Biblioteka Apostolike e Vatikanit Hendrick Goltzius: Jezusi bartë Kryqin, Biblioteka Apostolike e Vatikanit

Kryqi, rruga e dishepullit të vërtetë

Të kumtosh Krishtin, do të thotë të tregosh se të besosh në Të dhe ta ndjekësh nuk është vetëm diçka e vërtetë dhe e drejtë, por edhe diçka e bukur, më e bukura bukuri! Zemra e Ungjillit është bukuria e dashurisë shëlbuese të Zotit, që u duk në Jezu Krishtin, i cili vdiq dhe u ngjall”. I frymëzuar nga këto fjalë të Françesku për t’i jetuar Kreshmët e Pashkët, vazhdon bashkëpunimi i Vatican News me Bibliotekën Apostolike të Vatikanit: çdo javë, një kryevepër e koleksioneve papnore

R.SH. / Vatikan

Piktura që ju paraqesim këtë javë është marrë nga një gdhendje në gurë, realizuar ndërmjet viteve 1596 dhe 1598 nga Hendrick Goltzius, ruajtur në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit. Autori, piktor holandez, që jetoi ndërmjet viteve 1558 dhe 1617, ishte një nga shtypshkruesit e parë të mëdhenj të Holandës në periudhën e hershme të barokut, të ashtuquajtur Manerizëm Verior. Vijon të jetë i njohur për teknikën e sofistikuar dhe “bujën” e kompozimeve të tij.

Printimi që përshkruan Jezusin duke mbajtur kryqin, vjen nga seria e famshme “Mundimet e Krishtit”, me dymbëdhjetë printime, dhuruar Shën Gjon Palit II nga Kryetari i Bashkisë së Parisit gjatë audiencës private në Vatikan, në vitin 2003. Është pjesë e blerjeve të Gabinetto della Grafica, koleksionet e të cilit pasurohen vazhdimisht nëpërmjet dhurimeve dhe blerjeve.

 

Goltzius, Hendrick, 1558-1617, Jezusi mban kryqin / HG. BAV, Stampe.IV.159, pjatë. 9, © Biblioteka Apostolike e Vatikanit

“Më pas, duke iu drejtuar të gjithëve, Jezusi shtoi: “Nëse dikush do të vijë pas meje, të mohojë vetveten, të marrë kryqin e tij dhe të më ndjekë” (v. 24).

Në këtë mënyrë Jezusi tregon rrugën e dishepullit të vërtetë, duke theksuar dy qëndrime. I pari është “të mohosh vetveten”, që nuk do të thotë  ndryshim sipërfaqësor, por kthesë, përmbysje mendësie dhe vlerash. Qëndrimi tjetër është të marrësh kryqin tënd. Nuk është fjala vetëm për të përballuar me durim mundimet e përditshme, por për të mbajtur me besim dhe përgjegjësi atë pjesë të përpjekjes, atë pjesë të vuajtjes që sjell lufta kundër së keqes. Jeta e të krishterëve është gjithmonë luftë. Bibla thotë se jeta e besimtarit është jetë ushtarake: luftë e pandalshme kundër shpirtit të keq, betejë kundër të keqes.

(Papa Françesku - Engjëlli i 30 gushtit 2020)

 

Dëgjojeni dhe shikojeni Papën

16 mars 2025, 17:18