Kreshmët, kohë për t'u kthyer në rrugën e Zotit
R.SH. / Vatikan
Me të Mërkurën e Përhime, 5 mars, kemi filluar kohës liturgjike e shpirtërore të Krezhmëve, që na përgatit për kremtimin e Pashkëve. Kjo kohë është thirrje për t’u kthyer në rrugën e Zotit kundër mediokritetit moral, që e karakterizon shpesh jetën tonë.
Krezhmët janë një kohë e volitshme për përforcimin e jetës personale shpirtërore: praktika e agjërimit është ndihmë për të fituar vetëpërmbajtjen, zotërimin mbi vetveten; lutja është mjet për të ndjerë praninë plot dashuri të Zotit; veprat e mëshirshme ndihmojnë për ta jetuar jetën personale me një vëmendje e kujdes ndaj nevojave që kanë vëllezërit tanë. Kreshmët na ftojnë të thehemi në Udhën e Zotit.
Të kthehesh në rrugën e Zotit do të thotë t’i ndryshosh drejtimin jetës: por jo me ndonjë ndreqje të vogël, por me një ndryshim të vërtetë 180°. Të kthehesh në rrugën e Zotit do të thotë të shkosh kundër rrymës ku “rryma” nënkupton mënyrën e përciptë të jetesës, mënyrën e jetesës jo koherente dhe iluzore, që shpesh na tërheq, na dominon e na bën skllevër të së keqes ose gjithsesi, na fut në kuthin e mediokritetit moral.
Ndërsa me kthimin në rrugën e Hyjit synohet niveli i lartë i jetës së krishterë, i besohet Ungjillit të gjallë e personal, që është Jezu Krishti. Është Ai qëllimi përfundimtar dhe kuptimi i thellë i kthimit të zemrës, është Ai rruga në të cilën duhet të ecin të gjithë në jetë; duke e lënë veten të shndriten nga drita e tij e të mbështeten nga forca e tij, që na mundëson të bëjmë hapa përpara.