杏MAP导航

K?rko

Koha Kreshm?ve Koha Kreshm?ve

Kreshm?t, koh? p?r t'u kthyer n? rrug?n e Zotit

Kreshm?t koh? ?sht? thirrje p?r t’u kthyer n? rrug?n e Zotit kund?r mediokritetit moral, q? e karakterizon shpesh jet?n ton?. T? kthehesh n? rrug?n e Zotit do t? thot? t’i ndryshosh drejtimin jet?s: por jo me ndonj? ndreqje t? vog?l, por me nj? ndryshim t? v?rtet? 180°. T? kthehesh n? rrug?n e Zotit do t? thot? t? shkosh kund?r rrym?s ku “rryma” n?nkupton m?nyr?n e p?rcipt? t? jetes?s.

R.SH. / Vatikan

Me të Mërkurën e Përhime, 5 mars, kemi filluar kohës liturgjike e shpirtërore të Krezhmëve, që na përgatit për kremtimin e Pashkëve. Kjo kohë është thirrje për t’u kthyer në rrugën e Zotit kundër mediokritetit moral, që e karakterizon shpesh jetën tonë.

Krezhmët janë një kohë e volitshme për përforcimin e jetës personale shpirtërore: praktika e agjërimit është ndihmë për të fituar vetëpërmbajtjen, zotërimin mbi vetveten; lutja është mjet për të ndjerë praninë plot dashuri të Zotit; veprat e mëshirshme ndihmojnë për ta jetuar jetën personale me një vëmendje  e kujdes ndaj nevojave që kanë vëllezërit tanë. Kreshmët na ftojnë të thehemi në Udhën e Zotit.

Të kthehesh në rrugën e Zotit do të thotë t’i ndryshosh drejtimin jetës: por jo me ndonjë ndreqje të vogël, por me një ndryshim të vërtetë 180°. Të kthehesh në rrugën e Zotit do të thotë të shkosh kundër rrymës ku “rryma” nënkupton mënyrën e përciptë të jetesës, mënyrën e jetesës jo koherente dhe iluzore, që shpesh na tërheq, na dominon e na bën skllevër të së keqes ose gjithsesi, na fut në kuthin e mediokritetit moral.

Ndërsa me kthimin në rrugën e Hyjit synohet niveli i lartë i jetës së krishterë, i besohet Ungjillit të gjallë e personal, që është Jezu Krishti. Është Ai qëllimi përfundimtar dhe kuptimi i thellë i kthimit të zemrës, është Ai rruga në të cilën duhet të ecin të gjithë në jetë; duke e lënë veten të shndriten nga drita e tij e të mbështeten nga forca e tij, që na mundëson të bëjmë hapa përpara.

10 mars 2025, 13:53