Papa nuk do ta kryesojë nesër, e diel, 22 shkurt, lutjen e Engjëllit të Zotit
R.SH. / Vatikan
Me vazhdimin e shtrimit të Papës Françesku në Poliklinikën Gemelli dhe masat paraprake të shpjeguara dje nga grupi mjekësor, që e mjekon, takimet e planifikuara për nesër, e diel, 22 shkurt, do të ndjekin të njëjtën rrugë, si javën e kaluar. Prandaj, Salla e Shtypit e Vatikanit - e cila sot paradite përmes një Telegramit njoftoi se Papa "pushoi mirë" - lajmëroi se Papa Françesku nuk do t’i prijë lutjes së Engjëllit të Zotit në mesditë, por në atë orë teksti do të bëhet publik, siç ndodhi të dielën e kaluar.
Jubileu i Diakonëve
Para lutjes mariane, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në program, në orën 9 të mëngjesit është Mesha me shugurimet diakonale, me rastin e Jubileut të kategorisë. Gjithashtu me këtë rast, Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë njofton se kremtues do të jetë Kryeipeshkvi Rino Fisichella - pro-prefekt i Dikasterit të Ungjillizimit, Seksioni për Çështjet Themelore të Ungjillizimit në Botë - i cili do të lexojë edhe tekstin e homelisë, përgatitur nga Françesku për këtë rast.