杏MAP导航

K?rko

Statuja e Gjon Palit II n? hyrje t? Poliklinik?s Gemelli n? Rom? (AFP ose licencuesit) Statuja e Gjon Palit II n? hyrje t? Poliklinik?s Gemelli n? Rom? (AFP ose licencuesit)

Papa nuk do ta kryesoj? nes?r, e diel, 22 shkurt, lutjen e Engj?llit t? Zotit

Salla e Shtypit e Vatikanit njofton se nes?r, e diel, 22 shkurt, Papa nuk do ta kryesoj? lutjen e Engj?llit t? Zotit. Pro-prefekti i Dikasterit p?r Ungjill?zimin do t? lexoj? homelin? e p?rgatitur nga Fran?esku p?r Jubileun Bot?ror t? Diakonatit, q? kremtohet nes?r

R.SH. / Vatikan

Me vazhdimin e shtrimit të Papës Françesku në Poliklinikën Gemelli dhe masat paraprake të shpjeguara dje nga grupi mjekësor, që e mjekon, takimet e planifikuara për nesër, e diel, 22 shkurt, do të ndjekin të njëjtën rrugë, si javën e kaluar. Prandaj, Salla e Shtypit e Vatikanit - e cila sot paradite përmes një Telegramit njoftoi se Papa "pushoi mirë" - lajmëroi se Papa Françesku nuk do t’i prijë lutjes së Engjëllit të Zotit në mesditë, por në atë orë teksti do të bëhet publik, siç ndodhi të dielën e kaluar.

Jubileu i Diakonëve

Para lutjes mariane, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në program, në orën 9 të mëngjesit është Mesha me shugurimet diakonale, me rastin e Jubileut të kategorisë. Gjithashtu me këtë rast, Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë  njofton  se kremtues do të jetë Kryeipeshkvi Rino Fisichella - pro-prefekt i Dikasterit të Ungjillizimit, Seksioni për Çështjet Themelore të Ungjillizimit në Botë - i cili do të lexojë edhe tekstin e homelisë, përgatitur nga Françesku për këtë rast.

22 shkurt 2025, 16:15