MAP

Poliklinika Gemelli në Romë Poliklinika Gemelli në Romë

Papa në spital, kushtet mbeten kritike, por pa kriza të reja respiratore

Françesku është vigjilent, oksigjeni vazhdon të administrohet, vlerat e gjakut përmirësohen falë transfuzioneve, ka insuficiencë renale fillestare dhe të lehtë, sot ka marrë pjesë në Meshë. Nga faqen @Pontifex falënderon për shfaqjet e dashurisë dhe afërsisë, duke thënë se i lanë përshtypje vizatimet dhe letrat e fëmijëve. Shumë prej tyre u dërguan nga nxënës të shkollave italiane. Mesha dhe Rruzare në çdo dioqezë.

R.SH. / Vatikan

“Gjendja e Atit të Shenjtë mbeten kritike; megjithatë, që nga mbrëmja e djeshme ai nuk ka paraqitur më kriza respiratore. Dy njësitë e qelizave të kuqe të gjakut i ka kryer me përfitim dhe me kthim të vlerës së hemoglobinës. Trombocitopenia është e qëndrueshme; megjithatë, disa analiza gjaku tregojnë një insuficiencë renale fillestare, të lehtë, aktualisht nën kontroll.

Terapia me oksigjen vazhdon me rrjedhje të larta nëpër kanulat e hundës. Ati i Shenjtë vazhdon të jetë vigjilent dhe i orientuar mirë”. “Kompleksiteti i pamjes klinike dhe pritja e nevojshme që terapitë farmakologjike të japin njëfarë konfirmimi, kërkojnë që prognoza të mbetet e rezervuar.

Gjatë paradites, në banesën e përgatitur në katin e 10-të të poliklinikës Gemelli ka marrë pjesë në Meshën e Shenjtë, ë bashku me ata që kujdesen për të gjatë këtyre ditëve të shtrimit në spital”. Këto janë përditësimet më të fundit që Zyra e Shtypit e Vatikanit ka publikuar këtë mbrëmje, më 23 shkurt, ditën e nëntë të shtrimit në Gemelli, mbi shëndetin e Papa Françeskut.

23 shkurt 2025, 21:01