杏MAP导航

K?rko

Poliklinika Gemelli n? Rom? Poliklinika Gemelli n? Rom?

Papa n? spital, kushtet mbeten kritike, por pa kriza t? reja respiratore

Fran?esku ?sht? vigjilent, oksigjeni vazhdon t? administrohet, vlerat e gjakut p?rmir?sohen fal? transfuzioneve, ka insuficienc? renale fillestare dhe t? leht?, sot ka marr? pjes? n? Mesh?. Nga faqen @Pontifex fal?nderon p?r shfaqjet e dashuris? dhe af?rsis?, duke th?n? se i lan? p?rshtypje vizatimet dhe letrat e f?mij?ve. Shum? prej tyre u d?rguan nga nx?n?s t? shkollave italiane. Mesha dhe Rruzare n? ?do dioqez?.

R.SH. / Vatikan

“Gjendja e Atit të Shenjtë mbeten kritike; megjithatë, që nga mbrëmja e djeshme ai nuk ka paraqitur më kriza respiratore. Dy njësitë e qelizave të kuqe të gjakut i ka kryer me përfitim dhe me kthim të vlerës së hemoglobinës. Trombocitopenia është e qëndrueshme; megjithatë, disa analiza gjaku tregojnë një insuficiencë renale fillestare, të lehtë, aktualisht nën kontroll.

Terapia me oksigjen vazhdon me rrjedhje të larta nëpër kanulat e hundës. Ati i Shenjtë vazhdon të jetë vigjilent dhe i orientuar mirë”. “Kompleksiteti i pamjes klinike dhe pritja e nevojshme që terapitë farmakologjike të japin njëfarë konfirmimi, kërkojnë që prognoza të mbetet e rezervuar.

Gjatë paradites, në banesën e përgatitur në katin e 10-të të poliklinikës Gemelli ka marrë pjesë në Meshën e Shenjtë, ë bashku me ata që kujdesen për të gjatë këtyre ditëve të shtrimit në spital”. Këto janë përditësimet më të fundit që Zyra e Shtypit e Vatikanit ka publikuar këtë mbrëmje, më 23 shkurt, ditën e nëntë të shtrimit në Gemelli, mbi shëndetin e Papa Françeskut.

23 shkurt 2025, 21:01