MAP

Një paraqitje e shkurtër e sheshit Policlinico Gemelli (AFP ose licencuesit) Një paraqitje e shkurtër e sheshit Policlinico Gemelli (AFP ose licencuesit)

Natë e qetë për Papën Françesku në Gemelli

Sipas njoftimit të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë sot, 19 shkurt, Papa e kaloi natën në paqe. Dje një skanim CT i gjoksit i përshkruar nga ekipi shëndetësor i Vatikanit dhe ekipi mjekësor i Poliklinikës Gemelli "theksoi fillimin e pneumonisë dypalëshe, që kërkon terapi të mëtejshme farmakologjike"

R.SH. / Vatikan

“Papa kaloi natë të qetë, u zgjua dhe hëngri mëngjesin”. Njoftimin e dha sot, 19 shkurt, Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë. Pasditen e djeshme Françesku, kushtet klinike të të cilit vazhdojnë të jenë të ndërlikuara, iu nënshtrua një skanimi CT të gjoksit "caktuar nga ekipi shëndetësor i Vatikanit dhe ekipi mjekësor i Fondacionit Poliklinik 'A. Gemelli'", i cili "theksoi fillimin e pneumonisë dypalëshe", gjë që "kërkon terapi të mëtejshme farmakologjike", njoftoi Salla vatikanase e Shtypit.

Ndërkaq Papës i arritën urime të shumta për shërim të shpejtë. Si zakonisht “me humor të mirë”, Françesku falenderoi për afërsinë që ndjen në këto çaste dhe kërkoi, me mirënjohje të thellë, të vazhdojnë lutjet për të” - shkruhej mbrëmë në njoftimin e Sallës së Shtypit.

19 shkurt 2025, 11:17