MAP

Poliklinika Gemelli në Romë Poliklinika Gemelli në Romë

Papa ka përdorur sërish oksigjenin, vazhdojnë testet klinike

Sipas asaj që mësohet, Papa mëngjesin e sotëm i është nënshtruar terapisë me oksigjen. Nata kaloi e qetë.

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku, siç mësojmë, përdori edhe sot në mëngjes një aparat për aplikimin e oksigjenit në hundë, me flukse të larta. Më tej po bëhen edhe teste të mëtejshme klinike. Duhet të presim buletinin e sotëm, që t’i marrim vesh rezultatet.

Sot paradite, Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, në faqen e saj në Telegram, bëri me dije se Papa “ kaloi një natë të qetë: mundi të pushojë”.

23 shkurt 2025, 14:16