MAP

Dhimbja e Papës për atentatin në një shkollë në Suedi

Në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin, drejtuar kryeministrit suedez Kristersson, Papa Françesku shpreh ngushëllime për viktimat e atentatit të një 35-vjeçari, dje, në një shkollë për të rritur në Orebro dhe uron shërimin e shpejtë të të plagosurve

R. SH. / Vatikan

Papa është “thellësisht i pikëlluar” nga sulmi i armatosur që ndodhi në një shkollë të rriturish në Orebro, Suedi, dje, më 4 shkurt dhe që shkaktoi 11 të vdekur. Në një telegram ngushëllimi të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, drejtuar kryeministrit suedez, Ulf Kristersson, Papa siguron "afërsinë e tij shpirtërore me të gjithë ata që janë prekur nga ky incident traumatik”, të cilin autoritetet suedeze e kanë përcaktuar si të shtëna masive më të këqija që kanë ndodhur në vend.

Papa Françesku “ofron lutjet e tij për shpirtrat e të ndjerëve, për ngushëllimin e familjeve, miqve të tyre të pikëlluar si dhe për shërimin e shpejtë të të plagosurve”. "Në këtë moment të vështirë për kombin", lexojmë akoma në mesazh, Papa "i kërkon Zotit të plotfuqishëm dhuratat e unitetit dhe paqes për popullin suedez".

Sulmi

Sulmi ndodhi pasditen e djeshme, kur një 35-vjeçar hapi zjarr në një kampus ku strehohen qendrat e formimit për të rritur, duke vrarë 11 persona dhe plagosur 15 të tjerë. Gjatë të shtënave ka vdekur edhe autori i atentatit.

05 shkurt 2025, 14:47