杏MAP导航

K?rko

Sekretari i Shtetit t? Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, i d?rguar papnor n? Jordani, kryesoi paraditen e sotme, m? 10 janar, mesh?n p?r kushtimin e kish?s s? re t? Pag?zimit t? Jezusit, n? lumin Jordan Sekretari i Shtetit t? Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, i d?rguar papnor n? Jordani, kryesoi paraditen e sotme, m? 10 janar, mesh?n p?r kushtimin e kish?s s? re t? Pag?zimit t? Jezusit, n? lumin Jordan

Kard. Parolin n? Jordani: t? heshtin arm?t! T? punojm? p?r paqen e bashk?jetes?n

Sekretari i Shtetit t? Vatikanit kard. Parolin kryeson mesh?n p?r kushtimin e kish?s s? re t? Pag?zimit t? Jezusit, n? Jordani. Thirrja e tij p?r arm?pushim n? rajon, p?r lirimin e pengjeve dhe p?r respektimin e ligjit humanitar ?sht? e fuqishme: "Zemrat e krer?ve t? kombeve t? binden p?r t? k?rkuar paqen dhe bashk?jetes?n nd?rmjet popujve. Dhuna t? mos e p?rcaktoj? t? ardhmen ton?"

R.SH. – Vatikan

Me një thirrje të fuqishme për paqe dhe shpresë, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, i dërguar papnor në Jordani, kryesoi paraditen e sotme, më 10 janar, meshën për kushtimin e kishës së re të Pagëzimit të Jezusit, në lumin Jordan (Al-Maghtas), në vendin ku Gjon Pagëzuesi pagëzoi Birin e Hyjit, Jezu Krishtin.

Në homelinë e tij, kardinali nënvizoi se prania e tij në vend, e dëshiruar nga Papa, përfaqëson "një shenjë të prekshme të afërsisë së gjithë Kishës me bashkësitë e krishtera të Lindjes së Mesme". Një afërsi, shtoi ai, e shprehur “në shumë mënyra gjatë këtyre muajve të dhimbshëm të luftës, veçanërisht përmes fjalëve të Françeskut".

"U bëj thirrje të gjithëve – vijoi prelati - të mos mposhten nga vështirësitë serioze të këtyre kohëve, me besim se Zoti e udhëheq historinë e njerëzve, edhe kur ajo mbart shenjat e dhunës, të mëkatit dhe të vdekjes. Në një çast historik me probleme serioze në këtë rajon, është e rëndësishme që edhe të krishterët të japin kontributin e tyre për një shoqëri të drejtë dhe paqësore”.

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, i deleguar nga Papa në kryesimin e meshës së shugurimit të kishës, foli më pas për konfliktin izraelito-palestinez: "Dua ta hedh vështrimin përtej Jordanit, duke kërkuar të heshtin armët, të lirohen të burgosurit dhe pengjet, të garantohet e drejta humanitare dhe zemrat e krerëve të kombeve të binden se duhet kërkuar paqja dhe bashkëjetesa ndërmjet popujve. Nuk duhet të jetë dhuna ajo, që na e përcakton të ardhmen”.

10 janar 2025, 16:06