MAP

Ungjilli i së dielës Ungjilli i së dielës

Papa: Fjala e Zotit është busull në mesin e fjalëve njerëzore

Papa: “Mes pështjellimit dhe kotësisë së fjalëve njerëzore, na duhet #FjalaeZotit, e vetmja që është busull për udhëtimin tonë, e vetmja që mes kaq shumë plagëve dhe humbjeve është në gjendje të na kthejë te kuptimi autentik të jetës”.

R.SH. / Vatikan

“Mes pështjellimit dhe kotësisë së fjalëve njerëzore, na duhet #FjalaeZotit, e vetmja që është busull për udhëtimin tonë, e vetmja që mes kaq shumë plagëve dhe humbjeve është në gjendje të na kthejë te kuptimi autentik të jetës”. Kështu pohon Papa Françesku në platformën sociale X botuar sot, më 21 janar 2025, në faqen @ Pontifex.

Kujtojmë se të dielën e ardhshme më 26 janar, Papa do të kryesojë Meshën në Bazilikën e Vatikanit në të Dielën e gjashtë kushtuar Fjalës së Zotit, një e kremte e themeluar nga Papa Bergoglio më 30 shtator 2019, për të kujtuar rëndësinë e Shkrimit Shenjt, Biblës.

21 janar 2025, 14:48