Papa: Fjala e Zotit ?sht? busull n? mesin e fjal?ve njer?zore
Papa: “Mes p?shtjellimit dhe kot?sis? s? fjal?ve njer?zore, na duhet #FjalaeZotit, e vetmja q? ?sht? busull p?r udh?timin ton?, e vetmja q? mes kaq shum? plag?ve dhe humbjeve ?sht? n? gjendje t? na kthej? te kuptimi autentik t? jet?s”.
R.SH. / Vatikan
“Mes pështjellimit dhe kotësisë së fjalëve njerëzore, na duhet #FjalaeZotit, e vetmja që është busull për udhëtimin tonë, e vetmja që mes kaq shumë plagëve dhe humbjeve është në gjendje të na kthejë te kuptimi autentik të jetës”. Kështu pohon Papa Françesku në platformën sociale X botuar sot, më 21 janar 2025, në faqen @ Pontifex.
Kujtojmë se të dielën e ardhshme më 26 janar, Papa do të kryesojë Meshën në Bazilikën e Vatikanit në të Dielën e gjashtë kushtuar Fjalës së Zotit, një e kremte e themeluar nga Papa Bergoglio më 30 shtator 2019, për të kujtuar rëndësinë e Shkrimit Shenjt, Biblës.
21 janar 2025, 14:48