ÐÓMAPµ¼º½

La mappa del territorio cinese di Fuzhou  (Copyright (c) 2021 Zarko Prusac/Shutterstock. No use without permission.) La mappa del territorio cinese di Fuzhou (Copyright (c) 2021 Zarko Prusac/Shutterstock. No use without permission.)

Kinë, ipeshkvi CAI Bingrui fillon misionin në dioqezën e Fuzhou

Imzot Giuseppe CAI Bingrui e filloi misionin e tij të ri në territorin e provincës Fujian, i emëruar nga Papa Françesku më 15 janar në kuadrin e Marrëveshjes së Përkohshme midis Selisë së Shenjtë dhe Republikës Popullore të Kinës

R.SH. / Vatikan

Sot, 23 janarr, u bë marrja kanonike e detyrës (intronizimi ) nga Imzot Giuseppe CAI Bingrui, të cilin Papa Françesku, pasi miratoi kandidaturën e tij në kuadër të Marrëveshjes së Përkohshme ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës Popullore të Kinës, e emëroi më 15 janar ipeshkëv të Fuzhou (Provinca Fujian, Kinë), duke e transferuar atë nga selia e Xiamen (Provinca Fujian, Kinë). Kështu bëri të ditur zyra e shtypit të Selisë së Shenjtë.

Imzot Giuseppe CAI Bingrui lindi më 15 shtator 1966 në një familje katolike. Ndërmjet viteve 1985 dhe 1992 ai kreu studimet e tij filozofike dhe teologjike në Seminarin Sheshan, Shangai. Më 15 gusht 1992 mori shugurimin meshtarak. Në vitin 1993 u zgjodh Administrator dioqezan i Dioqezës së Xiamenit. Më 19 nëntor 2007 u emërua ipeshkëv i së njëjtës dioqezë kishtare.

23 janar 2025, 18:30