Kin?, ipeshkvi CAI Bingrui fillon misionin n? dioqez?n e Fuzhou
R.SH. / Vatikan
Sot, 23 janarr, u bë marrja kanonike e detyrës (intronizimi ) nga Imzot Giuseppe CAI Bingrui, të cilin Papa Françesku, pasi miratoi kandidaturën e tij në kuadër të Marrëveshjes së Përkohshme ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës Popullore të Kinës, e emëroi më 15 janar ipeshkëv të Fuzhou (Provinca Fujian, Kinë), duke e transferuar atë nga selia e Xiamen (Provinca Fujian, Kinë). Kështu bëri të ditur zyra e shtypit të Selisë së Shenjtë.
Imzot Giuseppe CAI Bingrui lindi më 15 shtator 1966 në një familje katolike. Ndërmjet viteve 1985 dhe 1992 ai kreu studimet e tij filozofike dhe teologjike në Seminarin Sheshan, Shangai. Më 15 gusht 1992 mori shugurimin meshtarak. Në vitin 1993 u zgjodh Administrator dioqezan i Dioqezës së Xiamenit. Më 19 nëntor 2007 u emërua ipeshkëv i së njëjtës dioqezë kishtare.