MAP

Kardinali  Gugerotti Kardinali Gugerotti

Kard. Gugerotti: shtohet shumë shpresa për Sirinë e normalizuar së shpejti

Prefekti i Selisë së Shenjtë për Kishat Lindore mbërriti sot, në emër të Papës, në Damask, për një vizitë në vendin ku do të qëndrojë deri më 29 janar. Dje, ndalesa në Liban. “Shpresohet se sirianët e ikur do të mund të kthehen, nëse situata stabilizohet”. Në kontigjentin italian Unifil "shohim një përmasë shqetësimi për të mirën e përbashkët, e cila duhet nënvizuar dhe vlerësuar"

R.SH. / Vatikan

Shpresohet se situata më e qetë, që po jetohet aktualisht në Liban, tani do të mund të transmetohet edhe në Siri. Kjo, dëshira që shpreh Kardinali Claudio Gugerotti, Prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Kishat Lindore, i cili mbërriti sot nëpërmjet Bejrutit, në Damask, ku do të qëndrojë deri më 29 janar, në emër të Papës, për t’u çuar përqafimin dhe bekimin e Françeskut katolikëtve sirianë.

Qetësi për t'u transmetuar

Siria dhe Libani janë vende fqinje e, ndër vite, me marrëdhënie “në ndryshim”, tregon Prefekti në intervistën për Mediat e Vatikanit. Çka ka rëndësi, “është se tani një numër i madh sirianësh të strehuar në Liban, filluan të mendojnë për kthimin në Siri, nëse situata stabilizohet”. Më tej - shton Kardinali - “përfaqësuesit e Kishës Maronite, Kishë e lindur në malet e Sirisë, por më pas e stabilizuar këtu, janë të pranishëm edhe në Siri dhe, për këtë arsye, ekziston një kontakt i fortë ndërmjet këtyre dy vendeve”. Në Liban, i cili ditët e fundit ka zgjedhur presidentin, vërehet "një situatë më e madhe qetësie", prandaj shpresohet që "kjo qetësi të transmetohet edhe në anën tjetër, qoftë edhe në një mënyrë të re e me arsye të ndryshme”.

Kontigjenti italian Unifil

Sapo mbërriti dje në Liban, Kardinali Gugerotti takoi, në aeroportin e Bejrutit, ipeshkvin ushtarak në Itali, Imzot Santo Marcianò, i pritur nga autoritetet më të larta ushtarake italiane, ardhur për të vizituar ushtarët italianë të kontingjentit UNIFIL, forcë ndërhyrëse ushtarake e OKB-së, që vepron në jug të vendit, pikërisht në prag të skadimit të 60 ditëve të  caktuara nga marrëveshja e armëpushimit, nënshkruar më 27 nëntor ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.

Shqetësimi për të mirën e përbashkët

Interesant - vazhdoi Kardinali Gugerotti - ishte shpjegimi lidhur me vështirësitë e të jetuarit të kësaj përvoje, si për shkak të bombardimeve që pësuan, ashtu edhe për shkak se jetuan në bunkerë për disa ditë, mbasi në ndeshjen ndërmjet Izraelit e Hezbollahut situata ishte jashtëzakonisht e rrezikshme”. Çka e zgjoi interesin prefektit të Vatikanit për Kishat Lindore,, ishte "tregimi i hollësive me të cilat e jetuan këtë përvojë, veçanërisht historia e të ashtuquajturave armë të varrosura në tunele dhe e misionit të tyre i cili, natyrisht, duke pasur gjithmonë kufij shumë të qartë, jo gjithnjë u përgjigjej nevojave të çastit, sepse në disa raste nuk mund të ndërhynin". Takimi ishte, pra, rast "për të parë sesi trupat italiane kontribuan seriozisht në kryerjen e detyrës së tyre, duke përballuar vuajtje shumë të rënda". Pikërisht në këto raste - reflekton kardinali Gugerotti - “duket qartë shqetësimi për të mirën e përbashkët, që duhet nënvizuar e duhet vlerësuar”.

24 janar 2025, 16:42