杏MAP导航

K?rko

Kardinali  Gugerotti Kardinali Gugerotti

Kard. Gugerotti: shtohet shum? shpresa p?r Sirin? e normalizuar s? shpejti

Prefekti i Selis? s? Shenjt? p?r Kishat Lindore mb?rriti sot, n? em?r t? Pap?s, n? Damask, p?r nj? vizit? n? vendin ku do t? q?ndroj? deri m? 29 janar. Dje, ndalesa n? Liban. “Shpresohet se sirian?t e ikur do t? mund t? kthehen, n?se situata stabilizohet”. N? kontigjentin italian Unifil "shohim nj? p?rmas? shqet?simi p?r t? mir?n e p?rbashk?t, e cila duhet n?nvizuar dhe vler?suar"

R.SH. / Vatikan

Shpresohet se situata më e qetë, që po jetohet aktualisht në Liban, tani do të mund të transmetohet edhe në Siri. Kjo, dëshira që shpreh Kardinali Claudio Gugerotti, Prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Kishat Lindore, i cili mbërriti sot nëpërmjet Bejrutit, në Damask, ku do të qëndrojë deri më 29 janar, në emër të Papës, për t’u çuar përqafimin dhe bekimin e Françeskut katolikëtve sirianë.

Qetësi për t'u transmetuar

Siria dhe Libani janë vende fqinje e, ndër vite, me marrëdhënie “në ndryshim”, tregon Prefekti në intervistën për Mediat e Vatikanit. Çka ka rëndësi, “është se tani një numër i madh sirianësh të strehuar në Liban, filluan të mendojnë për kthimin në Siri, nëse situata stabilizohet”. Më tej - shton Kardinali - “përfaqësuesit e Kishës Maronite, Kishë e lindur në malet e Sirisë, por më pas e stabilizuar këtu, janë të pranishëm edhe në Siri dhe, për këtë arsye, ekziston një kontakt i fortë ndërmjet këtyre dy vendeve”. Në Liban, i cili ditët e fundit ka zgjedhur presidentin, vërehet "një situatë më e madhe qetësie", prandaj shpresohet që "kjo qetësi të transmetohet edhe në anën tjetër, qoftë edhe në një mënyrë të re e me arsye të ndryshme”.

Kontigjenti italian Unifil

Sapo mbërriti dje në Liban, Kardinali Gugerotti takoi, në aeroportin e Bejrutit, ipeshkvin ushtarak në Itali, Imzot Santo Marcianò, i pritur nga autoritetet më të larta ushtarake italiane, ardhur për të vizituar ushtarët italianë të kontingjentit UNIFIL, forcë ndërhyrëse ushtarake e OKB-së, që vepron në jug të vendit, pikërisht në prag të skadimit të 60 ditëve të  caktuara nga marrëveshja e armëpushimit, nënshkruar më 27 nëntor ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.

Shqetësimi për të mirën e përbashkët

Interesant - vazhdoi Kardinali Gugerotti - ishte shpjegimi lidhur me vështirësitë e të jetuarit të kësaj përvoje, si për shkak të bombardimeve që pësuan, ashtu edhe për shkak se jetuan në bunkerë për disa ditë, mbasi në ndeshjen ndërmjet Izraelit e Hezbollahut situata ishte jashtëzakonisht e rrezikshme”. Çka e zgjoi interesin prefektit të Vatikanit për Kishat Lindore,, ishte "tregimi i hollësive me të cilat e jetuan këtë përvojë, veçanërisht historia e të ashtuquajturave armë të varrosura në tunele dhe e misionit të tyre i cili, natyrisht, duke pasur gjithmonë kufij shumë të qartë, jo gjithnjë u përgjigjej nevojave të çastit, sepse në disa raste nuk mund të ndërhynin". Takimi ishte, pra, rast "për të parë sesi trupat italiane kontribuan seriozisht në kryerjen e detyrës së tyre, duke përballuar vuajtje shumë të rënda". Pikërisht në këto raste - reflekton kardinali Gugerotti - “duket qartë shqetësimi për të mirën e përbashkët, që duhet nënvizuar e duhet vlerësuar”.

24 janar 2025, 16:42