ÐÓMAPµ¼º½

olla di pellegrini al Santuario mariano di Medjugorje  (Radio Medjugorje Mir) olla di pellegrini al Santuario mariano di Medjugorje (Radio Medjugorje Mir)

Vatikan, më 19 shtator një konferencë shtypi mbi Medjugorje

Të enjten e ardhshme në orën 11.30 në sallën e shtypit të Vatikanit, do të mbahet një konferencë shtypi me ndërhyrjen e Kardinalit Fernandez, prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Doktrinën e Fesë, të sekretarit të njëjtit dikaster, Don Armando Matteo dhe drejtorit të mediave të Vatikanit Andrea Tornielli. Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalin Youtube

R.SH. / atikan

Përvoja shpirtërore e jetuar nga shtegtarët në shenjtëroren e Zojës në Medjugorje do të jetë në qendër të një takimi me gazetarë, të prefektit të Dikasterit të Vatikanit për Doktrinën e Fesë, kardinalit Victor Manuel Fernández, sekretarit për Seksionin Doktrinor të të njëjtit Dikaster Imzot Armando Matteo dhe zë drejtorit editorial të Dikasterit të Vatikanit për Komunikim, Andrea Tornielli. të enjten më 19 shtator në orën 11.30, në Zyrën e Shtypit të Vatikanit.

Konferenca shtypit do të mund të ndiqet në transmetim drejtpërdrejt në kanalin e Vatican News në YouTube https://www.youtube.com/c/VaticanNews.

17 shtator 2024, 14:41