MAP

2014.11.25 Papa Francesco in visita a Strasburgo, al Parlamento Europeo, Unione Europea 2014.11.25 Papa Francesco in visita a Strasburgo, al Parlamento Europeo, Unione Europea

Papa në Luksemburg dhe Belgjikë: Bruni, një udhëtim në zemër të Evropës

Drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, ilustron detajet e udhëtimit apostolik të 46-të të Françeskut në të dy vendet, seli e institucioneve financiare dhe administrative të BE-së: "Tema e paqes është qendrore në një kohë kur kontinenti rrezikon të zvarritet sërish në konflikt”. Për shëndetin e Papës: “për momentin gjithçka është ashtu siç pritej”.

R.SH. / Vatikan

Nga skajet e botës, në zemër të Evropës. Një udhëtim i ri ndërkombëtar, i 46-ti i papnisë të tij, pas shtegtimit të madh në Azinë Juglindore dhe Oqeani, e pret Papën këtë javënë Luksemburg dhe Belgjikë. “Një fjalë në zemër të Evropës”. Kështu e përcaktoi drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, udhëtimin e 46-të apostolik ndërkombëtar të Papës, që është planifikuar në Luksemburg e në Belgjikë nga data 26 deri më 29 shtator, duke ilustruar programin e vizitës papnore në detaje në zyrën e shtypit të Vatikanit.

Luksemburgu dhe Belgjika, kujtoi Bruni, "janë dy vende në udhëkryq të historisë së Evropës, të rëndësishme jo vetëm në një nivel historik, por edhe me peshë të madhe politike: dy vende kyçe për të kuptuar pasazhet e ndryshme të historisë së mbarë kontinentit". Në qendër të udhëtimit papnor në Luksemburg dhe Belgjikë, pra, është reflektimi "mbi historinë dhe rolin që Evropa mund të luajë në botë në të ardhmen e afërt", një temë kjo që trajtuar disa herë nga Papa Françesku në udhëtimin e tij në Strasburg më 2014 dhe në fjalimin mbajtur me rastin e çmimit Karli i Madh në vitin 2016.

Ndër argumentet e mundshme të fjalimeve papnore, theksoi Bruni, tema e pritjes së migrantëve, e cila “kërkon një vështrim përtej kufijve dhe një solidaritet mes vendeve të ndryshme”. Më tej, tema e paqes është në plan të parë, "si një vokacion që lind nga historia e Evropës dhe është në zemër të Evropës, çka na kujton tokat që kanë punuar me mundim për rivendosjen e paqes pas luftës, në një moment në të cilin bota rrezikon të tërhiqet sërish në konflikt”.

Ndër arsyet e udhëtimit të Papës, 600-vjetori i lindjes së Universitetit të Louvain, i cili me siguri do të nxjerrë në pah, vazhdoi drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit Bruni, "botën e arsimit dhe rolin e formimit, duke pasur para sysh në veçanti rolin e edukimit të krishterë dhe krishterimin që ende kanë shumë për t'i thënë kulturës evropiane”.

Ndër çështjet më urgjente, "shekularizimi, i cili është një sfidë për jetën dhe dëshminë e krishterë në një vend ku krishterimi është më pak i njohur se në të kaluarën, dhe ku dominon perceptimi i rënies" së besimit. Së fundi, Evropa është “një kontinent që vë në pikëpyetje seriozisht edhe çështjet mjedisore”, përfundoi Bruni, duke hipotezuar kështu edhe këtë çështje ndër përmbajtjet e udhëtimit.

23 shtator 2024, 14:20