MAP

Kardinali Tolentino i shton një prekje muralit të krijuar nga djemtë e Scholas Occurrentes në Barrio 31 të Buénos Áires Kardinali Tolentino i shton një prekje muralit të krijuar nga djemtë e Scholas Occurrentes në Barrio 31 të Buénos Áires  

Kardinali de Mendonça viziton selinë historike të Scholas, në Buénos Ájres

Prefekti i Dikasterit për Kulturën dhe Arsimin është në Barrio 31: shkoi në këto vise, për të njohur vendin e origjinës të organizatës ndërkombëtare krijuar nga Papa Françesku. Kardinali dëgjoi dëshmitë e të rinjve dhe të mësuesve: gëzimi që karakterizon atmosferën e bashkëjetesës së tyre "vlen më shumë se një mijë fjalë"

R. SH. - Vatikan

Një vizitë befasuese në selinë historike të Scholas Occurrentes, lëvizjes arsimore ndërkombëtare krijuar nga Papa Françesku në fillim të papnisë së tij. Vizita e kardinalit José Tolentino de Mendonça, prefekt i Dikasterit për Kulturën dhe Arsimin, i cili dje shkoi në Barrio 31, qytet autonom i Buénos Ájres, ku mundi të bisedonte me themeluesit e Scholas, José María del Corral dhe Enrique Palmeyro, të cilët në kohën kur kardinali Jorge Bergoglio ishte kryeipeshkëv i Buénos Ájres, nisën të bashkonin këtu studentë dhe mësues nga shkolla të feve dhe klasave të ndryshme shoqërore, publike dhe private, për të nxitur kulturën e takimit pas krizave dhe frakturave të vitit 2001.

Një familje e madhe

Kardinali, sipas një deklarate të lëshuar nga Scholas Occurrentes, dëgjoi   dëshmi të ndryshme nga të rinjtë që marrin pjesë në aktivitete sportive dhe kulturore në pjesë të ndryshme të vendit - si në lagjen Villa Fiorito, në Buenos Ajres dhe në El e padepërtueshëm, në provincën e Çakos - më pas falënderoi për takimin, duke shprehur gëzimin që ndjeu në praninë e kësaj familjeje të madhe: të perceptosh këtë atmosferë bashkëjetese, të shohësh sytë, të dëgjosh dëshirat - vërejti ai - vlen më shumë se një mijë fjalët. Kujtoi edhe se ndjente përgjegjësinë, në përputhje me mandatin e marrë nga Papa Françesku, për të vazhduar të ndihmojë në fushën arsimore dhe kulturore, në të cilën vepron Scholas.

Murali i ëndrrave dhe i vuajtjeve

Duke përshëndetur ftesën e të rinjve të bashkësisë Scholas del Barrio 31, Kardinali de Mendonça i shtoi një prekje murales - a murit - krijuar nga të rinjtë, në të cilin shprehen ëndrrat dhe vuajtjet e tyre. Prefektit të Vatikanit iu kërkua të shprehte grafikisht vendimin më të vështirë që mori në jetën e tij.

Majin e kaluar në Vatikan kardinali mori pjesë në takimin e organizuar nga Scholas Occurrentes në të cilin u paraqit Universiteti i Sense, i krijuar me dekret të Papës Françesku.

Aktivitetet e selisë në Barrio 31

Në selinë historike të Scholas në Barrio 31, përuruar në vitin 2018 nga ipeshkvi i Romës nëpërmjet videokonferencës, zhvillohen veprimtari të ndryshme: kulturore, artistike dhe sportive, si Liga Internacional de Fútbol Pelota de Trapo, volejboll dhe boks dhe aktivitete të tjera. Këtu janë dhënë shfaqjet e Teatrit Colón dhe çdo vit marrin pjesë delegacione studentësh nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit, ndërmjet institucioneve të tjera të mëdha akademike ndërkombëtare.

Selia e re në Indonezi

Scholas Occurrentes janë sot të pranishme në të pesë kontinentet, me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në 70 vende. Më 4 shtator, gjatë vizitës apostolike të Papës Françesku, në Indonezi do të përurohet selia e parë në Azinë Juglindore.

23 gusht 2024, 12:37