MAP

Pakot për Ukrainën Pakot për Ukrainën

Bamirësia e Papës për Ukrainën, pako me ushqime dhe ilaçe në zonat e luftës

Në nisje nga Bazilika ukrainase e Shën Sofisë në Romë, kamionë me rroba, ilaçe, ushqime, veçanërisht konserva me peshk, për popullsinë e vuajtur ukrainase. Dërgimi dhe shpërndarja i është besuar Lëmoshtarisë Apostolike

R.SH. – Vatikan

         Vijon edhe gjatë verës bamirësia e Papës për Ukrainën, e cila gjithmonë cilësohet prej tij si e “martirizuar”. Ashtu si muajt e kaluar, nesër, 8 gusht, nga bazilika ukrainase e Shën Sofisë në Romë do të nisen kamionë me ushqime, veshmbathje dhe ilaçe për popullsinë e vuajtur të vendit të Evropës Lindore. Në veçanti, këtë herë do të dërgohen kuti me ton, peshk që mund të konservohet gjatë.

Edhe një herë, Lëmoshtaria Apostolike, e drejtuar nga kardinali Konrad Krajewski, është përgjegjëse për dërgimin dhe shpërndarjen e këtyre donacioneve të Papës Françesku për Ukrainën. Gjest i ri për të theksuar sërish afërsinë e tij me vendin, për të cilin edhe sot, në fund të audiencës së përgjithshme, kërkoi lutje dhe përkrahje nga të gjithë besimtarët.

07 gusht 2024, 12:53