MAP

Qipro, Patriarku i Antiokisё: shpresa për një ribashkim paqësor, të drejtë dhe të qëndrueshëm

“Këtu në ishull ka ende një ndarje të trishtuar nё pritje tё një zgjidhjeje të ribashkimit paqësor, të drejtë dhe të qëndrueshme", nënvizoi Kardinali Béchara Boutros Raï, Patriarku i Antiokisë sё Maronitëve, me rastin e vizitës së Papës pranë komunitetit katolik të Qipros

R. SH. - Vatikam

“Këtu në ishull ka ende një ndarje të trishtuar nё pritje tё një zgjidhjeje të ribashkimit paqësor, të drejtë dhe të qëndrueshme.” Kёtё nënvizoi Kardinali Béchara Boutros Raï, Patriarku i Antiokisë sё Maronitëve, me rastin e vizitës së Papës pranë komunitetit katolik të Qipros.

Patriarku iu drejtua Papës duke shprehur - edhe në emër të vëllezërve të tij ipeshkvij nga Libani që përfaqësojnë Sinodin Patriarkal dhe tё eprorëve të përgjithshëm të urdhri murgar maronit libanez - vlerësimin dhe mirënjohjen për praninë e tij. Duke folur për Qipron, Patriarku Raï foli për një "rajon të trazuar", duke e konsideruar vizitën e Papës si "një mesazh të fortë që vlerat e paqes dhe pajtimit të mbizotërojnë mbi ndarjen, urrejtjen dhe luftën".

Papa Françesku, vazhdoi Patriarku Raï, "është mbështetësi më i zjarrtë i respektit për personin, pёr dinjitetin njerëzor dhe bashkëjetesën e harmonishme, por fatkeqësisht këtu në ishull ka ende një ndarje të trishtuar nё pritje tё një zgjidhjeje ribashkimi paqësor, të drejtë dhe të qëndrueshme".

02 dhjetor 2021, 19:13