Qipro, Patriarku i Antiokisё: shpresa p?r nj? ribashkim paq?sor, t? drejt? dhe t? q?ndruesh?m
R. SH. - Vatikam
“Këtu në ishull ka ende një ndarje të trishtuar nё pritje tё një zgjidhjeje të ribashkimit paqësor, të drejtë dhe të qëndrueshme.” Kёtё nënvizoi Kardinali Béchara Boutros Raï, Patriarku i Antiokisë sё Maronitëve, me rastin e vizitës së Papës pranë komunitetit katolik të Qipros.
Patriarku iu drejtua Papës duke shprehur - edhe në emër të vëllezërve të tij ipeshkvij nga Libani që përfaqësojnë Sinodin Patriarkal dhe tё eprorëve të përgjithshëm të urdhri murgar maronit libanez - vlerësimin dhe mirënjohjen për praninë e tij. Duke folur për Qipron, Patriarku Raï foli për një "rajon të trazuar", duke e konsideruar vizitën e Papës si "një mesazh të fortë që vlerat e paqes dhe pajtimit të mbizotërojnë mbi ndarjen, urrejtjen dhe luftën".
Papa Françesku, vazhdoi Patriarku Raï, "është mbështetësi më i zjarrtë i respektit për personin, pёr dinjitetin njerëzor dhe bashkëjetesën e harmonishme, por fatkeqësisht këtu në ishull ka ende një ndarje të trishtuar nё pritje tё një zgjidhjeje ribashkimi paqësor, të drejtë dhe të qëndrueshme".